Pikat kryesore
- Sipas Autoritetit të Konkurrencës, qëllimi i hetimit është analizimi i funksionimit të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun përkatës.
- Në fokus të verifikimeve do të jenë kryesisht linjat Kamëz–Tiranë–Kamëz dhe Paskuqan–Babrru–Tiranë, të cilat përdoren çdo ditë nga një numër i madh qytetarësh.
- Situata është rënduar më tej nga fakti se mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila fillimisht ishte transmetuar në rrjetet sociale, u fshi më pas, duke shtuar dyshimet për mungesë transparence në procesin vendimmarrës.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës, qëllimi i hetimit është analizimi i funksionimit të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun përkatës. Në fokus të verifikimeve do të jenë kryesisht linjat Kamëz–Tiranë–Kamëz dhe Paskuqan–Babrru–Tiranë, të cilat përdoren çdo ditë nga një numër i madh qytetarësh. Autoriteti thekson se nga vlerësimi paraprak nuk rezultojnë analiza të plota ekonomike apo financiare që të provojnë se rritja e tarifave është e bazuar në rritje reale të kostove, është e domosdoshme ekonomikisht dhe e justifikuar mbi kritere objektive të tregut. 9121/2003. Më herët, VNA ka publikuar dokumente që tregojnë se persona të përfshirë në propozimin, mbështetjen dhe votimin e rritjes së tarifave janë njëkohësisht drejtues të kompanisë “Shpresa.al”, e cila përfiton drejtpërdrejt nga ky vendim. Propozimi për rritjen e tarifave është paraqitur nga Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, i cili e ka justifikuar publikisht vendimin me rritjen e kostove të mirëmbajtjes dhe karburantit, si dhe mungesën e subvencioneve shtetërore. Megjithatë, të dhënat publike tregojnë se Memaj mban edhe postin e drejtorit në kompaninë “Shpresa.al”, subjekti privat që operon linjat ku u aplikua shtrenjtimi, duke e vendosur atë në një pozicion të drejtpërdrejtë përfitimi financiar. Dyshimet për konflikt interesi thellohen edhe në Këshillin Bashkiak Kamëz, ku disa këshilltarë që votuan pro rritjes së çmimit rezultojnë me lidhje direkte me kompaninë përfituese, përfshirë edhe administratorin e saj zyrtar. Situata është rënduar më tej nga fakti se mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila fillimisht ishte transmetuar në rrjetet sociale, u fshi më pas, duke shtuar dyshimet për mungesë transparence në procesin vendimmarrës. Ndërkohë, qytetarët e Kamzës kanë reaguar me protesta dhe pakënaqësi, duke e cilësuar vendimin si një barrë të padrejtë ekonomike dhe duke kërkuar ndërhyrje institucionale për një vendimmarrje që, sipas tyre, ka cenuar interesin publik. loading…