Pikat kryesore
- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur konferencë për media, nga ambientet e selisë blu këtë të enjte, 30 korrik.
- Ai u ndal tek protestat që po mbahen prej dy muajsh në kryeqytet, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet qytetare më të fuqishme dhe jetëgjata në Evropë.
- Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, që të mbështesin protestën, si një mënyrë për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisjes.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur konferencë për media, nga ambientet e selisë blu këtë të enjte, 30 korrik. Ai u ndal tek protestat që po mbahen prej dy muajsh në kryeqytet, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet qytetare më të fuqishme dhe jetëgjata në Evropë. Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, që të mbështesin protestën, si një mënyrë për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisjes. “Gjithashtu, duke përshëndetur protestën qytetare popullore për suksesin e saj të jashtëzakonshëm si lëvizja qytetare më e fuqishme dhe jetëgjatë e kontinentit, si lëvizja qytetare në të cilën çdo i ri dhe çdo qytetar dëshmon sakrificën e tij të madhe që e bën për vendin e tij dhe qytetarët shqiptarë. Protesta që zgjat çdo orë është një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do Shqipërinë, është një thirrje në ndërgjegjen e çdo të riu, e çdo të moshuari, e çdo vajze, nëne, motre, e çdo burri, djali të mbështesim këtë protestë që bën krenarë shqiptarët në mbarë botën” , u shpreh Berisha. Sipas kryedemokratit, qytetarët që protestojnë çdo natë përfaqësojnë zërin e një shoqërie të dhunuar dhe të shtypur. “Ata të rinj, ata qytetarë që protestojnë çdo natë me orë të tëra, në të vërtetë janë zëri i ndërgjegjes të një shoqërie të tërë të dhunuar, të shtypur. Janë zëri i ndërgjegjes së interesit kombëtar. Përfaqësojnë sakrificën e vërtetë qytetare dhe rinore për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar”, tha ai. Në fund, Berisha kërkoi mbështetjen e demokratëve dhe bashkimin e tyre me protestën. “Ndaj dhe ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD, por edhe çdo qytetar shqiptar në Shqipëri dhe në botë, kudo që ndodhen, të mbështesin me të gjithë mundësitë e tyre këtë protestë që bën krenar çdo njeri që i thotë lirisë, liri, dhe dinjitetit njerëzor, dinjitet njerëzor”, tha ai.