Hetimet për 21 Janarin dhe Gërdecin/ Braho përgjigjet para gazetarëve

Hetimet për 21 Janarin dhe Gërdecin/ Braho përgjigjet para gazetarëve

Pikat kryesore

  • Gjatë konferencës, Braho u pyet edhe për ecurinë e hetimeve në dosjet e bujshme “Gërdeci” dhe “21 Janari”.
  • I pyetur se në çfarë faze ndodhet hetimi për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci” dhe nëse ka persona konkretë nën hetim, kreu i SPAK u shpreh: “Është çështje në hetim, vazhdojmë hetimet.
  • Janë kryer veprime brenda Shqipërisë dhe përmes letërporosive të ndryshme.

Gjatë konferencës, Braho u pyet edhe për ecurinë e hetimeve në dosjet e bujshme “Gërdeci” dhe “21 Janari”. I pyetur se në çfarë faze ndodhet hetimi për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci” dhe nëse ka persona konkretë nën hetim, kreu i SPAK u shpreh: “Është çështje në hetim, vazhdojmë hetimet. Nuk kam diçka tjetër për të ndarë. Janë kryer veprime brenda Shqipërisë dhe përmes letërporosive të ndryshme. Vazhdon të trajtohet si çështje.” Ndërsa lidhur me dosjen “21 Janari”, Braho konfirmoi se ende nuk ka mbërritur përgjigjja e pritur nga autoritetet amerikane. “Nuk ka ardhur ende ekspertiza nga SHBA”, deklaroi ai. SPAK nuk dha detaje të tjera mbi afatet apo hapat e radhës në këto dy hetime, duke theksuar se procedurat janë ende në zhvillim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal, kemi nisur verifikimet Raporti i SPAK për janar-korrik 2026/ Braho: Janë marrë të pandehur 228 persona dhe 440 mln euro pasuri të sekuestruara Braho: “21 Janari në hetim/ Kreu i SPAK raporton në komisionin parlamentar të ligjeve

Lini një Përgjigje