Pikat kryesore
- Gjatë konferencës, Braho iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, si dhe për personat e tjerë të në kërkim.
- “SPAK i ka dërguar te organet që e kanë për detyrë të bëjnë ekzekutimet.
- Beqiri është njëri prej tyre, nuk ka qenë veprim i rastësishëm.
Gjatë konferencës, Braho iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, si dhe për personat e tjerë të në kërkim. I pyetur nëse SPAK kishte dijeni për kapjen e Beqirit dhe nëse persona si Ergys Agasi do të arrestohen, Braho tha se procedurat për ekzekutimin e masave u janë përcjellë institucioneve kompetente dhe se arrestimi i Beqirit nuk ka qenë rastësor. “SPAK i ka dërguar te organet që e kanë për detyrë të bëjnë ekzekutimet. Beqiri është njëri prej tyre, nuk ka qenë veprim i rastësishëm. Prej disa javësh kemi qenë në kontakt me autoritetet franceze. Ai ka qenë i lokalizuar prej disa javësh, edhe për veprime të tjera hetimore. Do të keni njoftim zyrtar pas disa ditësh” , deklaroi kreu i SPAK. Biznesmeni Ermal Beqiri u arrestua në Francë, pasi ishte në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri. Sipas hetimeve, Beqiri është pronar i kompanisë “Soft & Solution” dhe akuzohet se ka përfituar tenderë me vlerë mbi 1.1 milion euro, pasi krahu i djathtë i Ergys Agasit dyshohet se ka ushtruar kërcënime ndaj një shoqërie të përfshirë në një nga procedurat e prokurimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Fjalët te protesta, kokën te Kushtetuesja/ Protesta e Berishës kundër Kushtetueses, prej frikës nga SPAK Tenderat e AKSHI/ Të arrestuarit në gjykatë për verifikimin e masave të sigurisë