Pikat kryesore
- Në mbledhjen e kësaj të marte që po zhvillohet mbi projektligjin për financimin e partive politike, mori fjalën dhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
- “Ky kuadër ligjor ka boshllëqe, paqartësi dhe për këtë shkak kërkohet një ndërhyrje urgjente dhe e gjerë.”, tha Celibashi për kuadrin ligjor.
- “Realiteti aktual tregon se financimi politik në shqipëri është një problem kompleks dhe i pazgjidhur.
Në mbledhjen e kësaj të marte që po zhvillohet mbi projektligjin për financimin e partive politike, mori fjalën dhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. “Ky kuadër ligjor ka boshllëqe, paqartësi dhe për këtë shkak kërkohet një ndërhyrje urgjente dhe e gjerë.”, tha Celibashi për kuadrin ligjor. “Realiteti aktual tregon se financimi politik në shqipëri është një problem kompleks dhe i pazgjidhur. Thelbi, transparenca, llogaridhënia, barazia në garë dhe besueshmëria e publikut. Mungesa e publikimit në lidhje me financimet e partive politike, të cilat nuk vendosin në dispozicion të dhënat financiare, përveçse në momentin kur KQZ publikon raportet e tyre vjetore dhe të fushatës. Kjo do të thotë se transparenca realizohet në mënyrë vetëm pasive dhe qytetarët nuk kanë akses në të dhëna.”, tha Celibashi, i cili u shpreh se kontrolli publik në financimin politik mbetet i kufizuar në këtë rast. Për këtë arsye, ai rekomandoi një raportim periodik, ndoshta edhe tremujor . Po ashtu, ai rekomandoi edhe një platformë elektronike për publikun për të konsultuar. “E dyta, autitim i partive politike. Ligji aktual kërkon rekord vjetor për çdo parti politike të regjistruar. Mbi 50 nuk kanë marrë pjesë në katër proceset e fundit zgjedhore, 85 nuk kanë dorëzuar raportin financiar vjetor.” , shtoi ai.