Pikat kryesore
- Pas “guerriljes” dhe dhunës që pasoi fitoren në finalen e Champions League, Parisi iu kthye festës së vërtetë.
- Kampionët e Europës u pritën si heronj të vërtetë, pas rikthimit në shtëpi nga Budapesti.
- Pas aeroportit, ndalesa e parë ishte në pallatin “Elysees”, ku Luis Enrike dhe futbollistët e tij u pritën nga presidenti francez, Mannuel Macron.
Pas “guerriljes” dhe dhunës që pasoi fitoren në finalen e Champions League, Parisi iu kthye festës së vërtetë. Kampionët e Europës u pritën si heronj të vërtetë, pas rikthimit në shtëpi nga Budapesti. Pas aeroportit, ndalesa e parë ishte në pallatin “Elysees”, ku Luis Enrike dhe futbollistët e tij u pritën nga presidenti francez, Mannuel Macron. Më pas, skuadra e Paris SG parakaloi mes qindra mijërave tifozëve që kishin mbushur rrugët dhe sheshin përpara kullës “Eiffel”. Stacioni i fundit një dite festive për kampionët e Francës dhe Europës ishte në tempullin e tyre “Parc de Prince”. Edhe një herë Luis Enrique dhe futbollistët e tij parakaluan përpara 50 mijë tifozëve që kishin mbushur tribunat, ndërsa në qendër të fushës ishte improvizuar një skenë dhe ishin vendosur katër ekranë gjigandë. Një festë e merituar për një tjetër triummf, I dyti radhazi në Champions League, që I lejon Paris SG të fitojë një vend në olimpin e më të mëdhenjve në futbollin europian për klube. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zvërneci, balta që erdhi nga Greqia! Egnatia bën “tris” titujsh/ Skuadra nga Rrogozhina, kampione për herë të tretë radhazi “Mbretërit e çiklizmit”, duel në Francë/ Vingegard i lëshon sfidën sllovenit Pogacar në “Tour”