Pikat kryesore
- Mot stabil po parashihet për ditën e enjtë, kryesisht me diell, me kalime të vransirave kohëpaskohe, mirëpo pa kushte për të reshura.
- Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave sërish parashihen kushte për mjegull apo mjegullinë, derisa temperaturat sërish zbresin në 1C e 4C.
- Mot stabil vazhdon të parashihet për ditët vijuese, edhe në parashikimet e fundit.
Mot stabil po parashihet për ditën e enjtë, kryesisht me diell, me kalime të vransirave kohëpaskohe, mirëpo pa kushte për të reshura. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave sërish parashihen kushte për mjegull apo mjegullinë, derisa temperaturat sërish zbresin në 1C e 4C. Gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 17C e 19C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor, 3-7m/s. Mot stabil vazhdon të parashihet për ditët vijuese, edhe në parashikimet e fundit. Kryesisht me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjëve paraqiten kushte për mjegull, që lokalisht mund të mbetet pak më gjatë deri nga mesdita. Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C e 22C në fundjavë. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 5C. Dominojnë më shumë qetësitë, e gjatë ditës frynë erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/29/2025 20:34 Idrizi reagon pas kërcënimit që mori: Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh 10/29/2025 20:28 ShKK fiton Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës për projektin e rehabilitimit dhe kujdesit shëndetësor 10/29/2025 20:22 “Dënimi i krerëve të UÇK-së do të ishte tragjedi”, Rama komenton deklaratën e Rubin