Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”

Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”

Pikat kryesore

  • Raportohet se kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK’së, Ferit Idrizi është kërcënuar nga kandidati i LVV për kryetar komune, Sylejman Meholli.
  • Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka ndodhur një kanosje, derisa kanë shtuar se po vazhdojnë punën për zbardhjen e rastit.
  • “Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë.

Raportohet se kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK’së, Ferit Idrizi është kërcënuar nga kandidati i LVV për kryetar komune, Sylejman Meholli. Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka ndodhur një kanosje, derisa kanë shtuar se po vazhdojnë punën për zbardhjen e rastit. “Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana. Raportohet se Meholli e ka fyer Idrizin me fjalët “pis, qen” dhe e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!” BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/29/2025 20:34 Idrizi reagon pas kërcënimit që mori: Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh 10/29/2025 20:28 ShKK fiton Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës për projektin e rehabilitimit dhe kujdesit shëndetësor 10/29/2025 20:22 “Dënimi i krerëve të UÇK-së do të ishte tragjedi”, Rama komenton deklaratën e Rubin

Lini një Përgjigje