Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

Pikat kryesore

  • Protesta e zhvilluar sot me incidente para Parlamentit ka sjellë debate të forta edhe në studion e “Top Story” me Grida Dumën.
  • Diskutimi u fokusua te përbërja e protestës, roli i partive politike, si dhe te ndarja mes akteve të dhunshme dhe pjesëmarrjes së qytetarëve që kërkojnë ndryshim.
  • Deputeti i PS, Ardit Bido, e etiketon protestën dhe incidentet para Kuvendit si të iniciuar nga partitë e vogla.

Protesta e zhvilluar sot me incidente para Parlamentit ka sjellë debate të forta edhe në studion e “Top Story” me Grida Dumën. Diskutimi u fokusua te përbërja e protestës, roli i partive politike, si dhe te ndarja mes akteve të dhunshme dhe pjesëmarrjes së qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Deputeti i PS, Ardit Bido, e etiketon protestën dhe incidentet para Kuvendit si të iniciuar nga partitë e vogla. Kjo hasi në diskutime dhe kundërshti nga analisti Arion Sulo dhe drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari. Bido: Ti nuk ke përmendur asnjëherë fiset Balliu dhe Moçka. Bido: Nuk mund të vendosim në një thes një protestë të partive të vogla të dhunshme me atë kreativitetin e të rinjve. Rakipllari: Po ti për ata në bulevard the se ata janë agjentë të Iranit. Bido: Ka pasur këto grupimet si të Iranit dhe të rinj kreativë, që kanë zbritur të protestojnë. Rakipllari: Nuk mendon ti se atje ka një grup të madh që janë të pakënaqur me të gjithë ju, me këtë sistem? Kundër teatrit që thoni ju në parlament dhe që ju jeni pjesë? Bido: Unë nuk jam pjesë e teatrit.

Lini një Përgjigje