Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi…

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ka ndarë një pjesë të fjalimit, që pritet, të mbajë nesër në mbledhjen e qeverisë dhe të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
  • Në videon e publikuar, Rama shfaqet duke shkruar fjalimin, ndërsa dëgjohet në sfond kori i protestuesve me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, për të cilin ai shprehet me ironi se e “ekzalton”.
  • Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të Qeverisë dhe desha të ndaj me ju këtë moment, sepse ky kor “Rama jepe dorëheqjen” më ekzalton.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një pjesë të fjalimit, që pritet, të mbajë nesër në mbledhjen e qeverisë dhe të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në videon e publikuar, Rama shfaqet duke shkruar fjalimin, ndërsa dëgjohet në sfond kori i protestuesve me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, për të cilin ai shprehet me ironi se e “ekzalton”. “Përshëndetje, nuk e di a dëgjoni. Kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të Qeverisë dhe desha të ndaj me ju këtë moment, sepse ky kor “Rama jepe dorëheqjen” më ekzalton. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë. Mbledhja fillon në 09:30, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove, ai që ishte se ky që ka mbet është i sorrave dhe i korbave”, tha Rama.

Lini një Përgjigje