OVL e UÇK-së i reagon Kurtit: Edhe në tentativën për mashtrim për rritje pagash e…

OVL e UÇK-së i reagon Kurtit: Edhe në tentativën për mashtrim për rritje pagash e…

Pikat kryesore

  • Në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi.
  • Por edhe në këtë tentativë për mashtrim të qytetarëve, ku u përmendën të gjitha kategoritë shoqërore, veteranët e luftës së UÇK-së u anashkaluan sërish qëllimisht”.
  • OVL e UÇK-së tha se “kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon”.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagon ndaj deklarimeve të sotme të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Qeverisë ka folur për rritje të pensioneve dhe pagave, por edhe kësaj radhe nuk ka përmendur fare pensionet e veteranëve të luftës. Në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi. Por edhe në këtë tentativë për mashtrim të qytetarëve, ku u përmendën të gjitha kategoritë shoqërore, veteranët e luftës së UÇK-së u anashkaluan sërish qëllimisht”. OVL e UÇK-së tha se “kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon”. “Në vend që të përmirësohet trajtimi i dinjitetshëm për veteranët, Qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit. OVL UÇK kërkon që çdo qeveri e ardhshme të kthejë atë që na takon me ligj, përfshirjen e pensioneve të veteranëve në rritjen e pagës minimale, të drejtë që u mohua padrejtësisht nga qeveria Kurti me ndihmën e Listës Serbe”. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 11:44 Kundër shkarkimit, Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Prita 9 muaj për këto 9 minuta, më rrëmbyen nga zyra 10/31/2025 11:28 OVL e UÇK-së i reagon Kurtit: Edhe në tentativën për mashtrim për rritje pagash e pensionesh, veteranët u anashkaluan qëllimisht 10/31/2025 11:23 Muharremi për vendimet e Kurtit: Po e rrezikon ekonominë dhe shtetin për vota e pushtet absolut

Lini një Përgjigje