Pikat kryesore
- Qeveria në detyrë e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, që kap vlerën e rreth 4 miliardë eurove.
- Në këtë projektbuxhet parashihen një sërë masash, si paga e 13-të për të punësuarit në sektorin publik, rritja e pensioneve, rritja e pagës minimale e rritja e shtesave për fëmijë.
- Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi, ka thënë se premtimi i Kurtit për pagën e 13-të u bë me qëllim që të përfitohet në vota.
Qeveria në detyrë e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, që kap vlerën e rreth 4 miliardë eurove. Në këtë projektbuxhet parashihen një sërë masash, si paga e 13-të për të punësuarit në sektorin publik, rritja e pensioneve, rritja e pagës minimale e rritja e shtesave për fëmijë. Mirëpo, ky vendim i qeverisë në detyrë po has në kritika. Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi, ka thënë se premtimi i Kurtit për pagën e 13-të u bë me qëllim që të përfitohet në vota. Madje, ai thotë se ky veprim do të ketë pasoja për bizneset e do ta rrisë inflacionin. “Paga e 13-të… se po na duhen ma shumë vota nga sektori publik. S’ka lidhje që i rëndojmë bizneset edhe ma shumë, i rrisim çmimet e inflacionin edhe më shumë. E importet, deficiti e migrimi që rriten ende, s’na intereson. Le të zbrazet Kosova krejt, vetëm pushtetin te ruajmë. Qato vota po i dojmë, se s’kemi sa duhet për pushtet absolut”, tha ai. Muharremi kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar të njëjtën si parti që e rrezikon ekonominë dhe shtetin për vota. “Një parti që e rrezikon seriozisht ekonominë dhe shtetin për vota e pushtet absolut nuk mundet me pas të ardhme të mirë”, deklaroi Shenoll Muharremi. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 11:44 Kundër shkarkimit, Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Prita 9 muaj për këto 9 minuta, më rrëmbyen nga zyra 10/31/2025 11:28 OVL e UÇK-së i reagon Kurtit: Edhe në tentativën për mashtrim për rritje pagash e pensionesh, veteranët u anashkaluan qëllimisht 10/31/2025 11:23 Muharremi për vendimet e Kurtit: Po e rrezikon ekonominë dhe shtetin për vota e pushtet absolut