Osmani: Kosova në NATO nuk është vetëm zgjedhje strategjike por tregues se kush jemi

Osmani: Kosova në NATO nuk është vetëm zgjedhje strategjike por tregues se kush jemi

Pikat kryesore

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it, ka shfaqur edhe një herë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO. Sipas Osmanit, anëtarësimi në NATO nuk është vetëm një zgjedhje strategjike, por sipas saj, është një pasqyrë e asaj se kush në të vërtetë është Kosova. “Sot por edhe historikisht, populli i Kosovës gjithnjë është rreshtuar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe sigurisë së përbashkët. Kjo është arsyeja pse aspirata jonë për tu anëtarësuar në NATO nuk është vetëm një zgjedhje strategjike, por pasqyrë e asaj se kush jemi”. “Në kohën kur kërcënimet ndaj paqes po rriten, aleanca është më e fuqishme kur qëndron me partnerë të cilët kanë dëshmuar përkushtimin e tyre. Kosova e ka bërë këtë vazhdimisht, përmes qëndrueshmërisë sonë, reformave tona dhe vendosmërisë së popullit tonë”. Tutje, e para e shtetit u shpreh se ka vende të cilat përpiqen që të zhbëjnë gjithçka ka arritur Kosova, dhe sipas saj, duan që vendin ta kthejnë në të shkuarën. “Partneriteti s’mund tu jepet atyre që kryejnë agresione ndaj fqinjëve. Vetëm nëpërmjet qëndrueshmërisë dhe qartësisë mund ta mbrojmë paqen, stabilitetin dhe të ardhmen që e duam të gjithë” “Historia na ka treguar rëndësinë e qëndrimit krah për krah me ata që ndajnë vlerat tona. Vetë Kosova është ndërtuar mbi të njëjtat themele që na lidhin me aleatët tanë e që janë demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Dhe Kosova gjithmonë do të qëndrojë me ju në mbrojtje të këtyre vlerave”, tha Osmani Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection 10/03/2025 12:23 “Shqiptarët në këmbë për drejtësi!”, Krasniqi thirrje për pjesëmarrje në protestën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së 10/03/2025 12:20 Barduani ia dorëzon postin Ulutashit 10/03/2025 12:19 Osmani: Kosova në NATO nuk është vetëm zgjedhje strategjike por tregues se kush jemi

Lini një Përgjigje