Pikat kryesore
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë. Protesta do të mbahet më 17 tetor, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës. “Shqiptarët në këmbë për drejtësi! Më 17 tetor, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës, protestë gjithëkombëtare në mbrojtje të çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë. Le të jetë kjo protestë thirrja e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën tonë për liri. Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në Ulqin, nga Presheva deri në diasporë, një zë, një qëndrim, një kauzë: Drejtësi për çlirimtarët tanë!”, ka shkruar Krasniqi. Thirrje për pjesëmarrje në këtë protestë ka bërë edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Qendra Tregtare ETC njofton se më 6 Tetor 2025, ora 18:20, do të zhvillohet tërheqja e madhe VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection 10/03/2025 12:23 “Shqiptarët në këmbë për drejtësi!”, Krasniqi thirrje për pjesëmarrje në protestën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së 10/03/2025 12:20 Barduani ia dorëzon postin Ulutashit 10/03/2025 12:19 Osmani: Kosova në NATO nuk është vetëm zgjedhje strategjike por tregues se kush jemi