Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

Pikat kryesore

  • Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në rrjetet sociale ka njoftuar se do të mbllokohet qarkullimi deri në një moment të dytë në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore.
  • Ai njofton se ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor.
  • “Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndikimit të rrezeve të diellit në shpatin malor, është riaktivizuar rënia e ortekëve në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore, duke bllokuar segmentin rrugor rreth km 5.5.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në rrjetet sociale ka njoftuar se do të mbllokohet qarkullimi deri në një moment të dytë në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore. Ai njofton se ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor. “Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndikimit të rrezeve të diellit në shpatin malor, është riaktivizuar rënia e ortekëve në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore, duke bllokuar segmentin rrugor rreth km 5.5. Aktualisht, ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor. Për këtë arsye, është urdhëruar ndërprerja e çdo përpjekjeje për largimin e borës nga ortekët. Duke vlerësuar situatën e krijuar dhe nivelin e lartë të rrezikshmërisë, qarkullimi në Qafë Thore ndërpritet për të gjitha llojet e automjeteve, deri në një njoftim të dytë. Strukturat përgjegjëse mbeten në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejshëm. Ju lutemi të shmangni lëvizjet në këtë aks dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë tuaj”, ka njoftuar Benet Beci.

Lini një Përgjigje