Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

Pikat kryesore

  • Policia ka filluar kontrollet në disa zona të kryeqytetit, si në Astir, Don Bosko, Yzberisht dhe Selitë, pasi dyshohet se i arratisuri dje, Altin Ndoci ndodhet në Tiranës.
  • Kontrolle janë bërë dhe në banesën e tij në Yzberisht, ndërkohë që familjarët janë shprehur se nuk kanë dijeni për vendodhjen e tij.
  • Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle janë kryer edhe në rrugën e Ndroqit.

Policia ka filluar kontrollet në disa zona të kryeqytetit, si në Astir, Don Bosko, Yzberisht dhe Selitë, pasi dyshohet se i arratisuri dje, Altin Ndoci ndodhet në Tiranës. Kontrolle janë bërë dhe në banesën e tij në Yzberisht, ndërkohë që familjarët janë shprehur se nuk kanë dijeni për vendodhjen e tij. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle janë kryer edhe në rrugën e Ndroqit. Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Lini një Përgjigje