
Në një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, autorja e njohur e reality show-ve, Olsa Muhameti, ka ndarë detaje të forta mbi funksionimin e televotimeve në Big Brother VIP.
Duke folur për spektaklin dhe konkurentët si Gjesti dhe të tjerë, Olsa ka sqaruar edhe një nga debatet më të mëdha që kanë shoqëruar këtë format – manipulimin e votave.
Kur Aulona Musta e pyeti troç nëse televotimet bëhen me “dallavere”, Olsa u kundërpërgjigj duke theksuar se diçka e tillë nuk është e mundur, pasi “Big Brother” operon me një patentë ndërkombëtare dhe fitimet nuk vijnë vetëm nga Shqipëria apo Kosova.
Ajo zbuloi se një televotim i fortë – jo finalja, por një përballje e fortë brenda lojës – mund të sjellë fitime nga SMS që arrijnë shifra marramendëse prej 150,000€ deri në 200,000€.