
Olsa Muhameti ka reaguar për herë të parë pas kalimit të Gjestit nga Big Brother VIP Kosova në Big Brother VIP Albania, duke sqaruar situatën dhe rolin e produksionit në këtë lëvizje surprizë.
Në një deklaratë të fundit, ajo ka theksuar se largimi i Gjestit nuk ishte një vendim i produksionit të por një zgjedhje e publikut.
“Gjestin nuk e nxorëm ne si produksion, por e nxori publiku. Nuk është se ai iku nga programi apo nuk e mbajtëm dot, por sepse publiku nuk e deshi,” – ka deklaruar ajo.
Megjithatë, Olsa ka theksuar se sipas kontratës, ai nuk mund të largohej vetë, por produksioni e lejoi të shkëputej.
“Me kontratë nuk mund të largohej, por ne e lejuam të largohej,” – tha ajo, duke lënë të kuptohet se largimi i tij nuk ka qenë një proces i detyruar nga ana e programit.
Ajo gjithashtu ka pranuar se nuk e priste që Gjestin të përfundonte në “Big Brother VIP Albania”, pas eksperiencës së tij në BBVK.
“Nuk e prisja që Gjestin të ma merrte Topi,” – tha ajo me një ton ironik, duke iu referuar kalimit të tij në formatin e Top Channel.
Ky reagim vjen pas spekulimeve se produksioni i mund të kishte tentuar ta mbante Gjestin, por sipas Olsës, gjithçka ka qenë një proces i ndikuar nga publiku dhe jo nga vendimet e brendshme të programit.