Pikat kryesore
- Sa i përket situatës humanitare, Dujarric tha se luftimet kanë kufizuar lëvizjen dhe kanë vonuar dërgesat e ndihmës.
- Pavarësisht sfidave, tha ai, “ne po koordinohemi me grupet përkatëse që të mund të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare”.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përsëritur alarmin e saj serioz për përshkallëzimin e armiqësive në qytetin verior sirian Halep dhe ka paralajmëruar se luftimet e ripërtërira mund të rrezikojnë më tej civilët dhe të prishin operacionet humanitare. “Mund t’ju them se ne vazhdojmë të jemi thellësisht të alarmuar nga armiqësitë në Halep”, tha në një konferencë për media Stephane Dujarric, zëdhënësi i OKB-së, duke shtuar se “pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të qetësuar luftimet, rreziku i përshkallëzimit të ri dhe të mëtejshëm dhe ndikimi mbi civilët janë jashtëzakonisht shqetësuese”. Duke theksuar nevojën për respektimin e “të drejtës ndërkombëtare humanitare për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile në çdo kohë”, Dujarric u bëri thirrje të gjitha palëve të “shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm”. “Ne u bëjmë thirrje të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin hapa konkret për të parandaluar çdo viktimë shtesë civile”, tha Dujarric, duke u bërë thirrje “të gjitha palëve të tregojnë fleksibilitet të vërtetë dhe mirëbesim dhe të rikthehen shpejt në negociata për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes së 10 marsit”. Sa i përket situatës humanitare, Dujarric tha se luftimet kanë kufizuar lëvizjen dhe kanë vonuar dërgesat e ndihmës. Pavarësisht sfidave, tha ai, “ne po koordinohemi me grupet përkatëse që të mund të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare”.