Pikat kryesore
- Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore.
- Sipas njoftimit për media, të shtunën, fillimisht priten riga shiu, të cilat gradualisht, si pasojë e rënies së temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.
- Të dielen të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative.
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore. Sipas njoftimit për media, të shtunën, fillimisht priten riga shiu, të cilat gradualisht, si pasojë e rënies së temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta. Të dielen të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative. “Kujdes ngasësit e mjeteve motorike gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet 0 dhe 5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12\m/s”, thuhet në njoftim. Si pasojë e reshjeve, IHMK bënë apel ndaj komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në komuna qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion. “Java e ardhshme parashihet të karakterizohet nga mot më i ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit”. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/09/2026 22:48 Momenti kur makina në lëvizje përmbyset nga tornado në Greqi 01/09/2026 22:47 Bimo: Vetëm Trump mund të vendos për Gronlandën e NATO-n 01/09/2026 22:33 OBK-ja e shqetësuar për përshkallëzimet në Siri