Momenti kur makina në lëvizje përmbyset nga tornado në Greqi

Momenti kur makina në lëvizje përmbyset nga tornado në Greqi

Pikat kryesore

  • Imazhe dramatike u regjistruan në Ilia të Greqisë, kur një tornado goditi zonën të enjten në mëngjes (8 janar), duke shkaktuar dëme të shumta.
  • Një video nga një kamera sigurie, e publikuar nga ilialive.gr, tregon se si një makinë përmbyset nga era ndërkohë që ishte në lëvizje në mes të rrugës ndërsa fatmirësisht, shoferi nuk pësoi lëndime.
  • Tornadoja kaloi mbi zonë brenda pak minutash, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sera, ku era shkuli hekurin dhe najlonin dhe i shpërndau në të gjithë terrenin.

Imazhe dramatike u regjistruan në Ilia të Greqisë, kur një tornado goditi zonën të enjten në mëngjes (8 janar), duke shkaktuar dëme të shumta. Një video nga një kamera sigurie, e publikuar nga ilialive.gr, tregon se si një makinë përmbyset nga era ndërkohë që ishte në lëvizje në mes të rrugës ndërsa fatmirësisht, shoferi nuk pësoi lëndime. Tornadoja kaloi mbi zonë brenda pak minutash, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sera, ku era shkuli hekurin dhe najlonin dhe i shpërndau në të gjithë terrenin. Megjithëse fenomeni zgjati vetëm pak, intensiteti i tij ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar dëme të mëdha. Kujtojmë se të mërkurën (7 janar) një tornado tjetër goditi një fermë shpendësh në Kalpaki të Janinës, ku për pasojë ngordhën mijëra pula. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/09/2026 22:48 Momenti kur makina në lëvizje përmbyset nga tornado në Greqi 01/09/2026 22:47 Bimo: Vetëm Trump mund të vendos për Gronlandën e NATO-n 01/09/2026 22:33 OBK-ja e shqetësuar për përshkallëzimet në Siri

Lini një Përgjigje