Pikat kryesore
- Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar në rrjetet sociale dy foto, ku shprehet indinjatë ndaj gjuhës së përdorur ndaj saj nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
- “ Për ty Albana kam numrin 900 ”, tha Balla në Kuvend duke iu referuar deputetes, që e konsideroi gjuhën si ofenduese dhe seksiste.
- Vokshi është kundërpërgjigjur sot duke publikuar foto ku mbi mure shfaqen mbishkrime: “ O 900 kontakto Taulant Ballën për korrupsion dhe k***lliqe politike!
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar në rrjetet sociale dy foto, ku shprehet indinjatë ndaj gjuhës së përdorur ndaj saj nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. “ Për ty Albana kam numrin 900 ”, tha Balla në Kuvend duke iu referuar deputetes, që e konsideroi gjuhën si ofenduese dhe seksiste. Vokshi është kundërpërgjigjur sot duke publikuar foto ku mbi mure shfaqen mbishkrime: “ O 900 kontakto Taulant Ballën për korrupsion dhe k***lliqe politike! ”. “ Sot në muret e Tiranës, qytetarët i kanë kthyer përgjigjen vetë. Mesazhi që po shfaqet nëpër qytet është revolta e njerëzve ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të politikës me krimin. Kur arroganca e pushtetit përballet me zemërimin e qytetarëve, propaganda nuk mjafton më. Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe politikë që u shërben qytetarëve, jo për cinizëm dhe mbrojtje të korrupsionit. Zëri i qytetarëve nuk fshihet dot, as nga bojërat në mure dhe as nga propaganda e pushtetit ”, shkruan Vokshi në mesazhin e saj në rrjetet sociale.