Pikat kryesore
- Në pikëpamje të parë, puna nga shtëpia ka avantazhe të shumta: balancë më e mirë mes karrierës e jetës personale, përqendrim më i madh, fleksibilitet, autonomi.
- Pikërisht për këtë temë u diskutua në emisionin e sotëm, “Shije Shtëpie”, Tv Klan, ku e ftuar ishte dhe psikologia, Anxhela Peza.
- Duke u ndalur tek vetmia, si fenomen që pasohet shpesh nga personat që punojnë online, psikologia sqaroi se ky punësim gjithashtu krijon probleme dhe në marrëdhënien intime.
Në pikëpamje të parë, puna nga shtëpia ka avantazhe të shumta: balancë më e mirë mes karrierës e jetës personale, përqendrim më i madh, fleksibilitet, autonomi. Por, nuk mungojnë as disavantazhet. Më kryesorja është izolimi apo dhe depresion. Pikërisht për këtë temë u diskutua në emisionin e sotëm, “Shije Shtëpie”, Tv Klan, ku e ftuar ishte dhe psikologia, Anxhela Peza. Duke u ndalur tek vetmia, si fenomen që pasohet shpesh nga personat që punojnë online, psikologia sqaroi se ky punësim gjithashtu krijon probleme dhe në marrëdhënien intime. Sipas saj, puna nga shtëpia dobëson raportet dhe krijon më shumë marrëdhënie sipërfaqësore. “Por ajo që vihet re është se njerëzit nuk krijojnë raporte me të tjerët. Pra, jo vetëm raporte shoqërore, por dhe raporte intime, partneriale, dhe vihet re një rënie e kësaj. Pra, marrëdhëniet fillojnë e bëhen sipërfaqësore, nuk janë më, le të themi, marrëdhënie të thella. Ti, do, s’do, do shkosh në punë, do takosh shokët dhe shoqet e punës, dhe ja ku po bën një jetë më sociale, më aktive ”, u shpreh ajo. Peza vlerëson e puna nga shtëpia ose me kohë të pjesshme mund të krijojë më shumë mundësi dhe fleksibilitet, veçanërisht për nënat e reja. Ajo thekson se këto forma pune mund të rrisin motivimin dhe të ndihmojnë në balancimin mes jetës familjare dhe asaj profesionale. “Të mirat, unë do të thoja që janë, për shembull, për nënat e reja. Nëse do të kishin mundësi për të punuar part-time, ose nga shtëpia, do t’i stimulonte dhe do t’i motivonte, do t’u krijonte një lloj rehatie për të punuar nga shtëpia. Mund të kemi ndoshta blogere që kanë të bëjnë me gatimin apo me diçka tjetër që mund t’i bëjnë në kushtet e shtëpisë”, sugjeroi ajo.