Nuk është më protestë por status social! Shqetësimi i këtyre ditëve në

Nuk është më protestë por status social! Shqetësimi i këtyre ditëve në

Pikat kryesore

  • Shqetësimi i këtyre ditëve në mjedisin publik nga tepria e informacionit është mungesa e madhe e transparencës që ka ndodhur deri më tashmë.
  • Dhe, jo vetëm për Zvërnecin por edhe për shumë gjëra të tjera.
  • Në Shqipëria nuk ka Drejtësi dhe këtë e shikon nga masa e madhe e dosjeve të mbartura.

Shqetësimi i këtyre ditëve në mjedisin publik nga tepria e informacionit është mungesa e madhe e transparencës që ka ndodhur deri më tashmë. Dhe, jo vetëm për Zvërnecin por edhe për shumë gjëra të tjera. Në Shqipëria nuk ka Drejtësi dhe këtë e shikon nga masa e madhe e dosjeve të mbartura. Por ka shumë probleme, zgjidhja e të cilave mbetet në kalenda. Këtu është karburanti i kësaj proteste. Pse pa pasur projekt në Zvërnec, u rrethua vendi deri në det, kur hapësira e tokës është ende në çështje gjyqësore? Si bëhet dhe pse nuk bëhet realisht konsultimi publik? Si është problemi i investimeve strategjike dhe cilët po favorizohen? Çfarë po bëhet me Paketën e Maleve? A e kupton kryeministri aktual Shtetin e të Drejtës? Ne ecim me zhvillimin, u thotë kryeministri kolegëve të huaj, kurse merruni me Drejtësinë për tokën, u thotë banorëve të Zvërnecit. Po Butrinti? Një sërë pyetjesh që tashmë të artikuluara nga anë të ndryshme ndaj kryeministrit, po marrin përgjigje negative. A është vallë kjo Shqipëria që duam?! A janë të vërteta përfitimet që do të marrim? Përgjigjen e gjen tek “naiviteti” i protestuesve të tanishëm që shtohen përditë.

Lini një Përgjigje