Kuvendit Pas Gaz Bardhit: Protestat/ PD dhe Qori garojnë për të marrë autorësinë e…

Kuvendit Pas Gaz Bardhit: Protestat/ PD dhe Qori garojnë për të marrë autorësinë e…

Pikat kryesore

  • Me një gjuhë që kërkonte mbrojtjen e Kushtetutës me frymën e integrimit në Bashkimin Europian, PD propozoi me urgjencë: Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.
  • Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
  • Por, një ditë pas PD, ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ai që depozitoi të njëjtat kërkesa si PD në Kuvend: Shfuqizim për Paketën e Maleve.

Pas Gaz Bardhit që nxitoi dy ditë më parë të propozinte në Kuvend ndryshimet ligjore që kërkojnë protestuesit, e në këtë mënyrë të identifikonte Partinë Demokratike me qytetarët, sot ishte radha e Arlind Qorit të bënte të njëjtën gjë. Me një gjuhë që kërkonte mbrojtjen e Kushtetutës me frymën e integrimit në Bashkimin Europian, PD propozoi me urgjencë: Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura. Shfuqizimin e ligjit për “Paketën e Maleve”. Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Por, një ditë pas PD, ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ai që depozitoi të njëjtat kërkesa si PD në Kuvend: Shfuqizim për Paketën e Maleve. Shfuqizim për Investimet Strategjike. Shfuqizim për Zonat e Mbrojtura. Me sa duket, pas garës se kush rrëmben mikrofonin në Bulevard, tani ka nisur gara se kush do të rrëmbejë kauzat e protestës për ta kapitalizuar si mbështetje politike.

Lini një Përgjigje