Pikat kryesore
- Partia Socialiste dega Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, në një aktivitet të zhvilluar në parkun arkeologjik të Apolonisë.
- Aktiviteti është shoqëruar me këngë patriotike popullore, por edhe me një historik të rrugëtimit të PS në këtë qark.
- Mbledhja e socialistëve për të festuar në Fier, vjen në të njëjtin moment që në Tiranë po protestohet kundër investimit në Zvërnec të Vlorës.
Partia Socialiste dega Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, në një aktivitet të zhvilluar në parkun arkeologjik të Apolonisë. Me qindra socialistë, mes të cilëve personalitete të rëndësishme të kësaj force politike në qarkun e Fierit, por edhe kryeministri Edi Rama, marrin pjesë në këtë aktivitet, për të përkujtuar ditën e themelimit të PS në këtë degë. Aktiviteti është shoqëruar me këngë patriotike popullore, por edhe me një historik të rrugëtimit të PS në këtë qark. Mbledhja e socialistëve për të festuar në Fier, vjen në të njëjtin moment që në Tiranë po protestohet kundër investimit në Zvërnec të Vlorës.