string(110) "kurti-zbarkon-ne-konsullaten-e-kosoves-ne-nju-jork-i-interesuar-dhe-gati-per-bashkepunim-me-te-afert-me-shbane" Kurti “zbarkon” në konsullatën e Kosovës në Nju Jork, i interesuar dhe gati për bashkëpunim “më të afërt” me SHBA’në Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin e parë në Nju Jork të SHBA-së pasi udhëtoi atje për të marrë pjesë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Kongresisti Self është një mbështetës i zëshëm i Republikës së Kosovës. Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe për rolin aktiv dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në SHBA”, u tha në njoftim. Kurti e njoftoi kongresistin Self për “investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu pajisjet dhe armatimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje”. Ndër të tjera, ZKM tha se Kurti theksoi “vendimet e qeverisë për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme nga ShBA-të të shtetasve të vendeve të treta dhe, së fundmi, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga SHBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si shprehje dhe dëshmi e partneritetit të besueshëm”. Gjatë takimit, gjithashtu u theksua roli dhe rëndësia e diasporës shqiptare në ShBA në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe shtimin e bashkëpunimit në sektorin privat përmes fasilitimit të investimeve të huaja direkte. Kurti e ftoi kongresistin Self për vizitë në Kosovë dhe e falënderoi atë për qëndrimet dhe përkrahjen publike të tij ndaj Kosovës dhe anëtarësimit të saj në NATO dhe struktura të tjera euroatlantike, teksa “theksoi interesimin dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj për bashkëpunim edhe më të afërt me miqtë tanë në Kongres dhe me qeverinë amerikane në promovimin e vlerave dhe interesave të përbashkëta të të dy vendeve”./Express/ Kurti “zbarkon” në konsullatën e Kosovës në Nju Jork, i interesuar dhe gati për bashkëpunim “më të afërt” me SHBA’në Sami Lushtaku takon edukatorë e disa doktorë në pension, viziton edhe Hendikos’in Osmani takohet me Kryeipeshkvin Paul Gallagher, shpreson që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës “Populli ynë nuk do të harrojë”, Abbas falënderon kombet që e njohën shtetin palestinez Policia nesër organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla, marrin pjesë përfaqësues të ambasadave Erdogan do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë, pritet t’i kërkojë marrëveshje për avionët F-35
Nju Jork shpall Kurti “zbarkon” në konsullatën e Kosovës në , i interesuar dhe gati për…