U gëzova që më në fund Partia Demokratike kërkoi që seanca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen Balluku të jetë e hapur.
Këtu nuk është vetëm çështje e transparencës por dhe çështje e ballafaqimit të nivelit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me opinionin publik.
Kjo praktikë duhet të shtrihet domosdo dhe në gjykatën speciale kundër krimit dhe korrupsionit, së paku në çështjet kundër korrupsionit, ku nuk ka gjëra sensitive siç mund të jenë në seancat kundër vrasësve me pagesë.