Bido “shigjeton” opozitën: Turp të bojkotosh flamurin kombëtar! E di që keni pasur urdhër…

Bido “shigjeton” opozitën: Turp të bojkotosh flamurin kombëtar! E di që keni pasur urdhër…

Pikat kryesore

  • Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Ardit Bido, duke folur në seancën plenare të së hënës, ka lëshuar kritika ndaj deputetëve të opozitës se më 28 nëntor bojkotuan ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë.
  • Bido e quajti paturpësi faktin se deputetët zbatuan urdhrin për të shmangur ceremoninë vetëm se bashkia e Vlorës është e majtë.
  • “Është paudhësi, është paturpësi, është e paskrupullt që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin.

Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Ardit Bido, duke folur në seancën plenare të së hënës, ka lëshuar kritika ndaj deputetëve të opozitës se më 28 nëntor bojkotuan ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë. Bido e quajti paturpësi faktin se deputetët zbatuan urdhrin për të shmangur ceremoninë vetëm se bashkia e Vlorës është e majtë. “Është paudhësi, është paturpësi, është e paskrupullt që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin. Unë e di që kur thoni të bojkotoni flamurin, e keni fjalën për Flamur tjetër. Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp. E di urdhrin tuaj të përgjithshëm që në këtë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë. A thua se bashkia është institucion partiak, a thua se në këtë vend nuk ka bashki të majta e të djathta, ky është turp. Akoma më turp është turp është ajo ca ka ndodhur në Sarandë, që nuk shkuan fare në ceremoninë e ngritjes së flamurit”, tha Bido.

Lini një Përgjigje