Nisin ‘riformatimet’ brenda Bashkisë Vlorë pas zgjedhjes së Brunilda Mersinit si kryetare

Nisin ‘riformatimet’ brenda Bashkisë Vlorë pas zgjedhjes së Brunilda Mersinit si kryetare

Pikat kryesore

  • Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, nuk po humbet kohë dhe ndryshimet në institucion po vijnë njëra pas tjetrës, sikur të kishte hapur sezonin e “riformatimeve”.
  • Ndërkohë, mësohet se gati për dorëheqje janë edhe tre drejtues të tjerë me varësi nga Bashkia e Vlorës, ç’ka sinjalizon një ristrukturim të thellë në administratë.
  • Gjithashtu, në vend të drejtoreshës së Shtëpisë së Foshnjes është komanduar Ariela Çuçi.

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, nuk po humbet kohë dhe ndryshimet në institucion po vijnë njëra pas tjetrës, sikur të kishte hapur sezonin e “riformatimeve”. Ndërkohë, mësohet se gati për dorëheqje janë edhe tre drejtues të tjerë me varësi nga Bashkia e Vlorës, ç’ka sinjalizon një ristrukturim të thellë në administratë. Burime nga bashkia bëjnë me dije se Mirela Mishgjoni pritet të jetë pjesë e administratës së re, megjithëse ende nuk është përcaktuar nëse ajo do të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme apo atë të drejtoreshës pranë Drejtorisë Juridike. Gjithashtu, në vend të drejtoreshës së Shtëpisë së Foshnjes është komanduar Ariela Çuçi. Duket se Vlora jo vetëm po vishet kuqezi për festat, por edhe po ndërrohet “uniforma” brenda bashkisë me ritme maratone. Gjithashtu struktura e ndërmarrjeve publike po pëson ndryshime të thella organizative. Mësohet se është miratuar transferimi i shërbimit dhe funksioneve të “Ndërmarrjes së Gjelbërimit” drejt “Ndërmarrjes së Pastrimit”, duke sjellë praktikisht mbylljen e Ndërmarrjes së Gjelbërimit si subjekt më vete. Të gjitha shërbimet që lidhen me mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, parqeve dhe pemëve dekorative do të kalojnë nën administrimin e Pastrimit. Ndërkohë, Shërbimi i Ndriçimit Rrugor nuk do të funksionojë më brenda strukturës aktuale, pasi ai transferohet si funksion në “Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike”, e cila do të marrë përgjegjësinë për ndriçimin urban dhe mirëmbajtjen teknike të rrjetit.

Lini një Përgjigje