Nipi i tij në mesin e oficerëve që diplomuan në Akademinë Ushtarake të Turqisë, Haradinaj: Po e vazhdon traditën e shërbimit ndaj atdheut

Fatlind Neziri, nipi i ish-komandantit të UÇK-së dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është në mesin e gjashtë oficerëve të FSK-së që diplomuan në Akademinë Ushtarake të Turqisë.

“Nipi im, Fatlind Neziri, është djali i dy bashkëluftëtarëve të mi, Nezirit dhe Mejremes.

Ai ka përfunduar me sukses Akademinë Ushtarake Turke në kuadër të FSK-së, si dhe studimet në Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Ministrisë Turke të Mbrojtjes”, shkroi ai.

“Duke vazhduar traditën familjare të shërbimit ndaj atdheut, Fatlindi sot i shërben vendit me nder dhe përkushtim në uniformën e Ushtrisë së Kosovës.

Krenar me ty, Fatlind!”, shtoi Haradinaj.

*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje