Nelson Hysa, i katërti në botë/ Boksieri shqiptar arrin rekord në renditjen profesioniste

Nelson Hysa, i katërti në botë/ Boksieri shqiptar arrin rekord në renditjen profesioniste

Pikat kryesore

  • Nelson Hysa ka shanse të provojë atë që Shqipëria e ka ëndërruar, por nuk e ka fituar kurrë, titullin kampion të botës në peshat e rënda të boksit profesionist.
  • Luftëtari veteran shkodran, që ka hyrë shumë vonë në skenën e madhe të profesionizmit në këtë sport, renditjet si sfidanti I tretë në klasifikimin e një federate tepër të madhe siç është ajo ËBA.
  • Përpara tij janë vetëm britaniku Mozes Itauma dhe kubanezi Lenier Pero.

Ndoshta mund ta kemi një brez të artë të këtij niveli. Nelson Hysa ka shanse të provojë atë që Shqipëria e ka ëndërruar, por nuk e ka fituar kurrë, titullin kampion të botës në peshat e rënda të boksit profesionist. Luftëtari veteran shkodran, që ka hyrë shumë vonë në skenën e madhe të profesionizmit në këtë sport, renditjet si sfidanti I tretë në klasifikimin e një federate tepër të madhe siç është ajo ËBA. Përpara tij janë vetëm britaniku Mozes Itauma dhe kubanezi Lenier Pero. Në dy vendet e para janë dy kampionët e kësaj federate. I pari është kampioni I madh I botës, Oleksandr Usik I Ukrainës, që ia ka dalë të mundë çdo rivalë. I dyti është boksieri I shkëlqyer rus, Murat Gasijev. Hysa është plot 41 vjeç dhe është padyshim një fenomen I boksit në Shqipëri e në gjithë botën. Ai e nisi shumë vonë karrierën si profesionist në të cilën numëron 24 ndeshje, që të gjitha të fituara, dhe madje me 92 për qind të rasteve me nokaut. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Hysa drejt majës së botës/ Boksieri shqiptar synon brezin e artë profesionist, në 8 shkurt mbron titullin kampion evrope Boks/ Hysa mes “të mëdhenjve”, Federata e WBO fton shqiptarin në turneun e madh BOKS/ Nelson Hysa i papërmbajtshëm, shkodrani kalon me fitore Florian Markun, rrëmben edhe titullin WBFI

Lini një Përgjigje