Në showbiz nuk arrihet nga 0 në 100 pa kompromise? Dea Mishel rrëfen anën e errët: ‘Më thoshin s’ja del pa favore seksuale… ja si më demoralizuan që në fillim!

Screenshot

Dea Mishel, një nga vajzat më të përfolura të ekranit shqiptar, ka bërë një deklaratë tronditëse në një intervistë për emisionin “Canapé”. Me një rrëfim të sinqertë dhe pa filtra, ajo ka prekur një nga temat më të ndjeshme që ndodhin prapa kuintave të botës së showbiz-it.

“Kur një njeri kalon nga 0 në 100, nuk është gjithmonë i sinqertë,” – tha Dea, duke lënë të kuptohet se rruga drejt suksesit nuk është gjithmonë e pastër për të gjithë. “Nuk po flas për të gjitha rastet, por ka raste që thjesht të bëjnë të dyshosh,” shtoi ajo.

Dea ka treguar se rrugëtimi i saj nuk ka qenë aspak i lehtë. Ajo e nisi karrierën që në moshën 15-vjeçare, në një mjedis ku paragjykimet dhe presioni ishin të jashtëzakonshëm. “Më kanë thënë gjithmonë: ‘Nuk ja del dot pa bërë favore seksuale, duhet të kesh dikë mbrapa – një të dashur, një burrë apo një sponsor’. Më demoralizonte shumë. Thoja: pse nuk mund të ja dal me forcat e mia?”

Por sot, Dea e ka dëshmuar të kundërtën. “Ja kam dalë vetë, me forcat e mia, pa bërë kompromis me askënd. Kam arritur aty ku jam vetëm me punën dhe përkushtimin tim. Vetës sime 18-vjeçare do i thoja: mos dëgjo askënd. Shikoje ku je sot – je vetëm, por je vetja.”

Deklaratat e saj kanë bërë jehonë në rrjet, duke hapur diskutime të forta mbi realitetin e heshtur të shumë vajzave të reja që hyjnë në botën e medias dhe artit.

Per te pare videon e plote te intervistes 👉https://youtu.be/vTUy4mgyJSE?si=1SYnR7KPDSwUh8XJ

Lini një Përgjigje