FOTO/ Olsi në BBV për Eglin… apo për të shpëtuar nga një padi 100 mijë euro? Zbulohet arsyeja

Hyrja surprizë e Olsi Bylykut në “Big Brother VIP Albania” tronditi jo vetëm banorët, por edhe publikun, sidomos për takimin emocional me ish-partneren e tij, këngëtaren Egli Tako. Por mesa duket, pas këtij momenti “romantik”, fshihet një arsye shumë më e fortë.

Sipas burimeve të shumta që po qarkullojnë në rrjet, përfshirë edhe “Lajmi.net”, Olsi nuk është futur në BBV vetëm për të takuar Eglin, por për të shmangur një përballje të kushtueshme me Top Channel.

Thuhet se televizioni ka paditur Olsin për shkelje kontrate dhe dëmtim imazhi, me një shumë marramendëse prej 100 mijë euro. Dhe si pjesë e një marrëveshjeje jozyrtare, ai është rikthyer në BBV si “surprizë”, në mënyrë që televizioni të tërhiqet nga padia ose t’i falet gjoba.

Situata është bërë edhe më e dyshimtë pasi, para hyrjes në BBV, Olsi publikoi një këngë me tone të forta kundër produksionit, e cila u interpretua nga ndjekësit si një “diss” ndaj Top Channel, çka forcon idenë e një konflikti të nxehtë mes palëve.

Pra, ndonëse momenti me Eglin u prezantua si një gjest ndjenjash dhe mirënjohjeje, shumë po e interpretojnë tashmë si një strategji të ftohtë për të zgjidhur llogaritë e prapaskenës.

A ishte thjesht një takim mes dy ish-të dashuruarve, apo një marrëveshje për të mbyllur hesape të hapura?
Publiku ndan mendime të ndryshme, por një gjë është e sigurt: në BBV, asgjë nuk është krejtësisht si duket.

Lini një Përgjigje