FOTO/ Egli ka humbur një fëmijë, shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë familjarët

Një postim i vjetër i këngëtares Egli Tako po qarkullon sërish në rrjet, duke ngjallur dyshime për një ngjarje të dhimbshme që mund të jetë edhe arsyeja e ndarjes së saj me Olsi Bylykut.

Bëhet fjalë për një story të publikuar nga Egli rreth dy vite më parë, ku ajo shkruante:
“Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!”

Kjo frazë ka bërë që shumë ndjekës të aludojnë se këngëtarja mund të ketë kaluar një humbje fëmije, dhe se kjo mund të ketë ndikuar edhe në marrëdhënien me Olsin.
Pretendimi është përforcuar nga një postim i fundit në rrjetet sociale, ku një faqe e njohur ka ndarë këtë informacion pa asnjë konfirmim zyrtar.

Por nuk ka vonuar reagimi i familjarëve të Eglit, të cilët aktualisht menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram, pasi ajo ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Në një koment të drejtpërdrejtë dhe të ashpër, ata shkruajnë:
“Lat nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!”

Ata i kanë cilësuar këto aludime si të pavërteta, të dhimbshme dhe jashtë çdo limiti etike, duke kërkuar ndalimin e përhapjes së informacioneve të paverifikuara që cënojnë ndjeshmërinë dhe privatësinë.

Lini një Përgjigje