“Pas vitesh heshtje, Rudina Dembacaj flet për Eduart Grishajn, ish-të fejuarin e saj: ‘Mbaj mend vetëm familjen e tij…’Mua s’më vihet faj, se ndërro burrë, ndërro burrë… më është bllokuar memoria.”

Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për një kapitull të mbyllur prej kohësh: fejesën e saj me regjisorin Eduart Grishaj, tashmë i martuar me Arbana Osmanin.

E ftuar në një intervistë për “Andale”, Rudina u tregua e drejtpërdrejtë dhe me humor karakteristik kur u pyet për marrëdhënien e dikurshme me Grishajn. “Të betohem që nuk mbaj mend asgjë,” – tha ajo me një buzëqeshje. “Pi katër kokrra omega 3 në ditë dhe jam shumë rëndë me memorien!”

Megjithatë, aktorja theksoi se ka një kujtim të mirë nga ajo periudhë: “Më ka lënë një shije shumë të mirë familja e tij. Kam qenë shumë e vogël…”

Si gjithmonë, Rudina nuk la pa shtuar një koment me humor edhe për jetën e saj personale: “Mua s’më vihet faj, se ndërro burrë, ndërro burrë… më është bllokuar memoria,” – u shpreh ajo, duke sjellë në vëmendje fundin e martesës me Aleksandër Varfajn, babain e vajzës së saj, dhe celebrimin me ish-deputetin Mark Frroku.

Lini një Përgjigje