Në Shënjestër”/ “Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën,…

Në Shënjestër”/ “Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën,…

Pikat kryesore

  • Po kështu duke ia dhënë telefonit edhe vetë Gerondit, me qëllim tërheqjen e kompanisë nga procedurat.
  • Kjo për shkak se nuk po realizohej qëllimi i tyre për tërheqje.
  • Për të qetësuar situatën ai tha po kështu se ata e lejuan të fliste edhe me gruan, të cilën e garantoi se gjithçka ishte mirë.

“Në Shënjestër”/ “Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën”, Gerond Meçe: Pas 5 orësh, kur morën konfirmim më kthyen me fenelinat e policisë Gerond Meçe, në dëshminë e tij dhënë prokurorëve ka zbardhur me detaje se çfarë ndodhi në 5 orët e pengmarrjes. Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan detaje nga dosja e AKSHI-t, ku në dëshminë e tij, Meçe thotë se here pas here personat që e kishin marrë peng komunikonin nga telefoni i tij me administratorin e kompanisë së tij, nëpërmjet aplikacionit ëhats app. Po kështu duke ia dhënë telefonit edhe vetë Gerondit, me qëllim tërheqjen e kompanisë nga procedurat. Kjo për shkak se nuk po realizohej qëllimi i tyre për tërheqje. Për të qetësuar situatën ai tha po kështu se ata e lejuan të fliste edhe me gruan, të cilën e garantoi se gjithçka ishte mirë. “Gjatë kësaj kohe ata më lejuan të flas edhe me gruan të cilës i thashë që: Jam mirë, kam ca punë, do të të marr më vonë. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe telefoni im binte pa pushim ku pashë që ishte vëllai im. Unë fola me të dhe i thashë: ‘Nuk ke pse të shqetësohesh por fol me administratorin, Mimin’.

Lini një Përgjigje