Në muajin e 7-të të shtatëzanisë/ Publikohen fotot e para të Ajola Xoxës me barkun e…

Në muajin e 7-të të shtatëzanisë/ Publikohen fotot e para të Ajola Xoxës me barkun e…

Pikat kryesore

  • Vetëm pak ditë më parë, avokati i Ajola Xoxës konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, Ajola Xoxa është shtatzënë.
  • Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes, shkak është bërë procesi gjyqësor ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.
  • Ndërkohë që prej më shumë sesa 1 viti ajo po përballet me drejtësinë, paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë fotot e para të saj, ku dukshëm duket edhe barku i rrumbullakosur.

Vetëm pak ditë më parë, avokati i Ajola Xoxës konfirmoi publikisht atë që prej kohësh përflitej në media dhe në rrjet: Ajola Xoxa është në pritje të ëmbël. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes publike, sidomos për shkak të procesit gjyqësor ku ajo dhe bashkëshorti i saj po përballen me drejtësinë.

Ndërkohë që situata ligjore vazhdon të jetë në fokus të mediave, paparaci ynë ka arritur të sigurojë edhe fotot e para të Ajola Xoxës gjatë kësaj periudhe. Ajo është fotografuar teksa shëtiste në zonën e Bllokut në Tiranë, e shoqëruar nga nëna e saj.

Në pamjet e kapura nga paparaci, Ajola duket me bark të rrumbullakosur, çka konfirmon qartë shtatzëninë e saj. Edhe pse e veshur me rroba të gjera dhe me ngjyra të errëta, duket se ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se Ajola Xoxa ndodhet rreth muajit të shtatë të shtatzënisë. Po sipas këtyre burimeve, çifti ka arritur të realizojë këtë shtatzëni përmes metodës së fertilizimit in vitro (IVF), pas disa tentativash të mëparshme për të pasur një tjetër fëmijë.

Fëmija i dytë për çiftin Veliaj-Xoxa vjen në një moment mjaft delikat për familjen, pasi zhvillimet gjyqësore që lidhen me ta kanë marrë një vëmendje të madhe publike dhe mediatike. Megjithatë, duket se pritja për një anëtar të ri në familje sjell edhe një moment gëzimi në këtë periudhë të ngarkuar për çiftin.

Lini një Përgjigje