Ndërroi jetë në Manastir Risto Qiriazi, pinjolli i familjes së shquar shqiptare Qiriazi Është ndarë nga jeta Risto Qiriazi, një nga personalitetet e fundit të familjes së njohur shqiptaro–ortodokse të Manastirit.
Ai u dallua për guximin dhe qëndrueshmërinë në mbrojtje të identitetit shqiptar–ortodoks, duke ndjekur shembullin e vëllezërve Qiriazi, përcjell INA.
Përballë presioneve dhe përndjekjeve, ai mbeti i palëkundur në ruajtjen e gjuhës, fesë dhe trashëgimisë shpirtërore e kombëtare.
Me humbjen e tij shuhet një zë i rëndësishëm i kujtesës historike, por mbetet një testament i çmuar për brezat që vijnë.
U prehtë në paqe, kujtimi i tij qoftë i përjetshëm.
Ndërroi jetë në Manastir Risto Qiriazi, pinjolli i familjes së shquar shqiptare Qiriazi Rregulla të reja për miratimin e automjeteve Indeksi i Paqes: Maqedonia e Veriut bie me 4 vende në radhitje, mbetet para Shqipërisë dhe Kosovës Përfundon afati për nënshkrimet për kandidaturat e pavarura Sllaveski: Procesi i dezinflacionit do të vazhdojë, ndërsa inflacioni do të kthehet në nivelin historik prej 2 për qind Arrestohet një diler në Shkup, u sekuestruan 100 qese me marihuanë