Bajram Rexhepi nga Veshalla: Malësia e Sharrit është lënë në harresë

Bajram Rexhepi nga Veshalla: Malësia e Sharrit është lënë në harresë Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca për Kombëtarizëm dhe Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka vijuar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës.

Pas Bozofcës ai qëndroi në fshatin Veshallë, një tjetër vendbanim i Malësisë së Sharrit, i cili, siç u theksua gjatë takimit, është lënë në harresë të plotë nga autoritetet komunale.

“Mungesa e planit urbanistik u ka pamundësuar banorëve edhe të drejtat më elementare, përfshirë aplikimin për subvencione shtetërore, për shkak se pronat nuk janë të definuara në asnjë planifikim hapësinor,” deklaroi Rexhepi pas takimit.

“Erdhëm për të dëgjuar, sepse zëri i banorëve është themeli i programit tonë.

Bashkë do të sjellim zgjidhje reale dhe të arritshme për Veshallën dhe për të gjithë Malësinë,” u shpreh kandidati i AKI-së.

Bajram Rexhepi nga Veshalla: Malësia e Sharrit është lënë në harresë Ndërroi jetë në Manastir Risto Qiriazi, pinjolli i familjes së shquar shqiptare Qiriazi Rregulla të reja për miratimin e automjeteve Indeksi i Paqes: Maqedonia e Veriut bie me 4 vende në radhitje, mbetet para Shqipërisë dhe Kosovës Përfundon afati për nënshkrimet për kandidaturat e pavarura Sllaveski: Procesi i dezinflacionit do të vazhdojë, ndërsa inflacioni do të kthehet në nivelin historik prej 2 për qind

Lini një Përgjigje