Pikat kryesore
- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, u shpreh se “deputeti është i paprekshëm”, duke iu referuar incidenteve të së premtes në protestën e Partisë Demokratike.
- “Rama ka një standard: nëqoftëse ti nuk përballesh egër me opozitën, ai të heq.
- Reagimi që e kalon masën ligjore, masën institucionale është se edhe një protestë përpara kanë goditur liderin e opozitës pa sens.
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, u shpreh se “deputeti është i paprekshëm”, duke iu referuar incidenteve të së premtes në protestën e Partisë Demokratike. “Rama ka një standard: nëqoftëse ti nuk përballesh egër me opozitën, ai të heq. Reagimi që e kalon masën ligjore, masën institucionale është se edhe një protestë përpara kanë goditur liderin e opozitës pa sens. Është e pafalshme. Duhet ta mbrojnë liderin e opozitës, madje dhe me ligj. Kësaj radhe kanë goditur deputetë. Deputeti është i paprekshëm në raport me policinë. Policia duhet ta marrë në mbrojtje. Policia i sulmon kur ka për detyrë që t’i mbrojë”, tha Ndoka në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.