Pikat kryesore
- Marko përmendi edhe reagimet e ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras, duke thënë se ai ka mbështetur më shumë se çdo politikan tjetër minoritetin grek në Shqipëri.
- Sipas tij, çdo shtrirje e interesave greke në veri të Vlorës lidhet edhe me zhvillimet gjeopolitike.
- ” Këto nuk kanë ndodhur as në ’97, sepse mund të ketë edhe prapavijë fetare.
Marko përmendi edhe reagimet e ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras, duke thënë se ai ka mbështetur më shumë se çdo politikan tjetër minoritetin grek në Shqipëri. Sipas tij, çdo shtrirje e interesave greke në veri të Vlorës lidhet edhe me zhvillimet gjeopolitike. ” Këto nuk kanë ndodhur as në ’97, sepse mund të ketë edhe prapavijë fetare. Nëse në Shqipëri do të ketë background fetar, siç po organizohet, është shumë e dëmshme për stabilitetin politik në Shqipëri. Ka shumë pleksje. Nëse kemi një aks perëndimor Izrael–Greqi–SHBA, këto janë të unifikuara, pavarësisht se media greke kritikon Kushner. Janë të unifikuara si qëndrim gjeopolitik. Nga ana tjetër kemi Erdoganin, kë do tjetër ti. Edi Rama i bëri qejfin sot myslimanëve; u tha se ne do të sjellim atë nga Katari. Pse reagoi Tsipras? Ai është një nga politikanët që ka mbrojtur më tepër minoritetin grek në Shqipëri. Tsipras u prish me Ramën sepse miratoi ligjin për investitorët strategjikë. Një shtrirje e interesit grek deri në veri të Vlorës do të thotë, edhe nga ana gjeopolitike, se çfarë po gatuhet në këtë rast. Ka shumë të bëjë ky fakt.”, tha ai. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pas pak “Real Story”, na ndiqni live në “Kanë hedhur baltë mbi mua e familjen time”, Rama, shqiptarëve: S’ju kam tradhtuar dhe s’ju tradhtoj kurrë! “Zvërneci, dezinformim i qëllimshëm”/ Frrok Çupi: Projekti, investim i rëndësishëm! Protesta e kurdisur kundër Shqipërisë