Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të zhvilluara lidhur me projektin e investimit në zonën e Zvërnecit.
- Përmes një reagimi publik, Rama tha se kërkesat për anulimin e projektit janë të pabazuara, pasi sipas tij projekti ende nuk është finalizuar.
- Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot?
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të zhvilluara lidhur me projektin e investimit në zonën e Zvërnecit. Përmes një reagimi publik, Rama tha se kërkesat për anulimin e projektit janë të pabazuara, pasi sipas tij projekti ende nuk është finalizuar. “Të anullj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot? Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anulojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?”, u shpreh Rama.