Motra e Klevisës flet për raportin me Indrin: “Është shqetësuese që një burrë 38 vjeç…”

Motra e Klevisës flet për raportin me Indrin: “Është shqetësuese që një burrë 38 vjeç…”

Pikat kryesore

  • Afrimi i shpejtë mes Indritit dhe Klevisës menjëherë pas largimit të Vanesës ka qenë padyshim kryetema e spektaklit Prime të mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP”.
  • Kjo situatë, e cila ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, ka bërë që sot në studion e “Ferma Club” të jetë e pranishme motra e Klevisës, e cila ka thyer heshtjen duke shprehur qëndrimin e familjes mbi këtë raport.
  • Ndryshe nga sa mund të pritej, motra e banores së re nuk ka nguruar të shfaqë hapur rezerva dhe shqetësime të mëdha, duke u ndalur specifikisht te diferenca e madhe në moshë mes dy konkurrentëve.

Afrimi i shpejtë mes Indritit dhe Klevisës menjëherë pas largimit të Vanesës ka qenë padyshim kryetema e spektaklit Prime të mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP”. Kjo situatë, e cila ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, ka bërë që sot në studion e “Ferma Club” të jetë e pranishme motra e Klevisës, e cila ka thyer heshtjen duke shprehur qëndrimin e familjes mbi këtë raport. Ndryshe nga sa mund të pritej, motra e banores së re nuk ka nguruar të shfaqë hapur rezerva dhe shqetësime të mëdha, duke u ndalur specifikisht te diferenca e madhe në moshë mes dy konkurrentëve. Ajo e ka cilësuar si të papërshtatshme dhe problematike qasjen e Indritit karshi motrës së saj të vogël. Lidhur me këtë dinamikë që po merr përmasa të reja, deklarata e saj e fortë në studio ishte saktësisht kjo: “ Është shqetësuese që një burrë 38 vjeç të ketë pëlqim për një vajzë 19-vjeçare. Shpresoj shumë që Indri mos të ketë pëlqim të atij lloji.”

Lini një Përgjigje