Klevisa drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra: Është shqetësuese!

Klevisa drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra: Është shqetësuese!

Pikat kryesore

  • Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisa në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të momentit, sidomos pas largimit të Vanesës nga ferma.
  • Sjelljet e afërta mes dy konkurrentëve kanë ngritur dyshime për një romancë të mundshme, ndërsa debatet janë zhvendosur edhe në studion e “Ferma Club”.
  • Për herë të parë ka reaguar edhe motra e Klevisës, Sebastiana, e cila ka sqaruar raportin mes tyre dhe ka hedhur poshtë aludimet për interes nga ana e motrës së saj.

Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisës në “Ferma VIP” vijon të mbetet një nga temat më të komentuara të momentit, veçanërisht pas largimit të Vanesës nga ferma. Sjelljet e afërta mes dy konkurrentëve kanë nxitur aludime për një romancë të mundshme, ndërsa diskutimet janë zhvendosur edhe në studion e “Ferma Club”.

Për herë të parë ka reaguar publikisht edhe motra e Klevisës, Sebastiana, e cila ka sqaruar raportin mes tyre dhe ka mohuar çdo interes nga ana e motrës së saj ndaj Indrit.

“Klevisa është vajzë e re dhe ndoshta mund të ketë disa mangësi në mënyrën e të shprehurit. Mendoj se e gjithë kjo situatë me Indrin është keqkuptuar dhe është krijuar një rrëmujë pa dashje. Klevisa nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë interes për Indrin, për këtë ju siguroj. Gjithçka lidhet me perceptimin e publikut”, u shpreh Sebastiana.

Në debat ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se vëmendja nuk është përqendruar vetëm te Klevisa, por te afrimiteti i dukshëm i Indrit pas largimit të Vanesës nga reality show.

“Pyetja është nëse Indri ka diçka me Klevisën. Kjo është ajo që po diskutohet. Të gjithë kemi vënë re se sapo Vanesa u largua, Indri u afrua më shumë me Klevisën”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Sebastiana pranoi se afrimiteti mes tyre është evidentuar nga publiku, por u shpreh e shqetësuar për diferencën në moshë mes dy konkurrentëve.

“Diferenca në moshë mes tyre më shqetëson dhe shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes ndaj Klevisës. Një burrë në moshën e Indrit që mund të ketë pëlqim për një vajzë 19-vjeçare është diçka shqetësuese. Klevisa aty është plotësisht vetvetja, njësoj si në shtëpi apo me shoqërinë e saj. Nuk ka bërë asnjë lojë të pisët dhe nuk ka vendosur maskë”, përfundoi ajo.

Lini një Përgjigje