“Mos na tregoni përralla me Simiça, me Rašića. Zhbllokone Kuvendin”, vendosen pankarta në hyrje të Kuvendit pasa nisjes së seancës Një qytetar ka vendosur disa pankarta në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në prag të mbajtjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e shndërruar këtë veprim në një formë proteste ndaj bllokimit politik që ka pamundësuar funksionalizimin e Kuvendit tash e disa muaj, raporton Ekonomia Online. Në pankarta, ai ka shprehur mesazhe të drejtpërdrejta ndaj deputetëve dhe klasës politike. Në njërën prej tyre shkruhet: “Mos na tregoni përralla me Simiça, me Rašića e me arusha. Zhbllokone Kuvendin nisjani punës!”. Ndërsa një pankartë tjetër, e shkruar në gjuhën serbe, përmban mesazhin: “Branislave, želim ti brz i srećan oporavak” (Branislav, të uroj shërim të shpejtë dhe të lumtur). Ky veprim simbolik vjen si reagim qytetar ndaj ngërçit politik që ka krijuar vonesa të gjata në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ngritur shqetësimin se mungesa e funksionalizimit po dëmton jetën institucionale dhe proceset demokratike në vend. “Mos na tregoni përralla me Simiça, me Rašića. Zhbllokone Kuvendin”, vendosen pankarta në hyrje të Kuvendit pasa nisjes së seancës Abdixhiku: BE të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb që ende mban të fshehur fatin e të zhdukurve Viti i ri shkollor në Prishtinë, shtohen shtatë shkolla me mësim tërëditor Gjykata federale vendos se shumica e tarifave të Trump janë të paligjshme Mbolli kanabis pranë Thethit, 25-vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim arrestohet në Spanjë Prokuroria Speciale i ka kërkuar prova Kroacisë për rastin e pilotit dhe serbes nga Mitrovica e Veriut të arrestuar për spiunazh ASH: VLEN u testua në qeveri dhe dështuan, nuk kanë më legjitimitet të kërkojnë votën e shqiptarëve “Mos na tregoni përralla me Simiça, me Rašića. Zhbllokone Kuvendin”, vendosen pankarta në hyrje të Kuvendit pasa nisjes së seancës Kuvendi ka ndarë 16 milionë euro për punonjësit dhe deputetët për vitin e ardhshëm Abdixhiku: BE të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb që ende mban të fshehur fatin e të zhdukurve Mexhiti: Koha prej një viti nuk ishte e mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese
“Mos na tregoni përralla me Simiça, me Rašića. Zhbllokone Kuvendin”, vendosen pankarta në hyrje të Kuvendit pasa nisjes së seancës