Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga…

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga…

Pikat kryesore

  • Përmes një postimi në rrjete sociale Hoxha theksoi se ky takim konfirmoi edhe një herë se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pandashme nga energjia, vizioni dhe angazhimi i të rinjve.
  • Sot, së bashku me kolegen Adea Pirdeni, u ndalëm me brezin që do të formësojë të ardhmen europiane të Shqipërisë, në Durrës, nxënësit e Gjimnazit “Naim Frashëri” dhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një diskutim me studentë dhe të rinj në Durrës, duke folur për rolin e tyre në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësitë që ky proces sjell. Përmes një postimi në rrjete sociale Hoxha theksoi se ky takim konfirmoi edhe një herë se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pandashme nga energjia, vizioni dhe angazhimi i të rinjve. Sipas tij kjo është një garanci e fortë për një të ardhme europiane dhe të pakthyeshme për vendin tonë “Turi ynë nëpër Shqipëri: “BE dhe Ti: Europa Fillon Këtu” vazhdon, dhe diskutimet e shkëmbimet me të rinjtë janë gjithnjë e më interesante. Sot, së bashku me kolegen Adea Pirdeni, u ndalëm me brezin që do të formësojë të ardhmen europiane të Shqipërisë, në Durrës, nxënësit e Gjimnazit “Naim Frashëri” dhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Ishim të lumtur t’u përgjigjeshim interesit të gjallë dhe pyetjeve të tyre fort të menduara mbi reformat, pritshmëritë, avantazhet dhe imazhin e Shqipërisë, si dhe rolin e tyre në ndërtimin e një Shqipërie moderne dhe europiane, duke dëshmuar pjekuri, qartësi dhe ambicie. Ky takim konfirmoi edhe një herë se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pandashme nga energjia, vizioni dhe angazhimi i të rinjve, një garanci e fortë për një të ardhme europiane të pakthyeshme për vendin tonë”, shkroi në X Hoxha.

Lini një Përgjigje