Pikat kryesore
- Ndoka i kërkoi Telitit që PD-ja më së pari të demokratizohet, ndërkohë që përfaqësuesi demokrat iu përgjigj duke i thënë se duhet të merret me partinë e tij.
- Ndoka vuri në duke se “për fat të keq PD është partia më e madhe opozitare”, por që sipas tij nuk po frymëzon.
- Po ashtu ai ngriti akuza për vjedhje në zgjedhje si nga PS ashtu edhe nga PD, ndërsa Teliti i kërkoi që provat t’i dërgojë në Prokurori.
Një debat i fortë u zhvillua mes kreut të PDK-së, Nard Ndoka, ish-aleat i Sali Berishës dhe anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, teksa diskutuan në emisionin “Off the Record” në A2CNN mbi gjendjen e opozitës dhe funksionimin e Partisë Demokratike. Ndoka i kërkoi Telitit që PD-ja më së pari të demokratizohet, ndërkohë që përfaqësuesi demokrat iu përgjigj duke i thënë se duhet të merret me partinë e tij. Ndoka vuri në duke se “për fat të keq PD është partia më e madhe opozitare”, por që sipas tij nuk po frymëzon. Po ashtu ai ngriti akuza për vjedhje në zgjedhje si nga PS ashtu edhe nga PD, ndërsa Teliti i kërkoi që provat t’i dërgojë në Prokurori. Ndoka: Klima e besimit që keni humbur duhet të bëhet më e mirë. Teliti: Çfarë të bëjmë? Ndoka: E para demokratizoni partinë. Teliti: Po e bëjmë. Ti merru me partinë tënde, jo me partinë tonë! Ndoka: Po flasim për partinë më të madhe opozitare, se partinë time ju e keni ndëshkuar, më keni vjedhur votat, më keni nxjerrë nga sistemi. Teliti: Nëse t’i kanë vjedhur votat shko denoncoi. Ndoka: Po i kam denoncuar në Prokurori. Teliti: Çdo hajdut dërgoje në Prokurori. Ndoka: I kam dërguar hajdutët e PS dhe PD në Prokurori. Teliti: Merruni me partinë tuaj, unë s’i hy si e menaxhoni ju partinë tuaj. Ndoka: PD është opozita më e madhe për fatin e keq, sepse s’po na jep shpresë, s’po na frymëzon. Teliti: O miku im nuk flitet kështu. Të bësh kritika dinë të gjithë, të japësh alternativë dhe zgjidhje, aty po. Ndoka: Të bësh furça dhe lëpirje dinë të gjithë, se kritikat janë pak… Teliti: Na jep zgjidhje.