Finalja” e parakohshme Francë-Spanjë/ Tahiri: Përballje e vështirë, shpresoj që iberikët…

Finalja” e parakohshme Francë-Spanjë/ Tahiri: Përballje e vështirë, shpresoj që iberikët…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Të martën, në orën 21:00, luhet “finalja” e parakohshme e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Spanjës.
  • Dëshirat janë të ndryshme, por parashikimet e shohin Francën si favoriten absolute, por ky është vetëm parashikim Futbolli luhet në fushë dhe siç ka treguar futbolli dhe historia, gjithçka mund të ndodhë.
  • I ftuar në emisionin “Futboll, jo Soccer” , specialisti i futbollit Ermal Tahiri u shpreh se pret një përballje të fortë dhe spektakolare.

TIRANË- Të martën, në orën 21:00, luhet “finalja” e parakohshme e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Spanjës. Dëshirat janë të ndryshme, por parashikimet e shohin Francën si favoriten absolute, por ky është vetëm parashikim Futbolli luhet në fushë dhe siç ka treguar futbolli dhe historia, gjithçka mund të ndodhë. I ftuar në emisionin “Futboll, jo Soccer” , specialisti i futbollit Ermal Tahiri u shpreh se pret një përballje të fortë dhe spektakolare. Ai komentoi edhe gjysmëfinalen tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës, të cilën gjithashtu e cilësoi si një finale të parakohshme. “Ndeshje e vështirë, ndeshje e bukur, shpresoj që Spanja të hyjë në lojën e vet, sepse nuk ka ekip që mund ta ndalojë Francën. Edhe Anglia me Argjentinën është finale e parakohshme. Anglia ka treguar se është një nga ekipet shumë kompakte, shumë e fortë. Kualitetet në ekip janë më të mira te Anglia sesa te Argjentina”, tha Ermal Tahiri, specialist futbolli. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Franca apo Spanja, cila është favoritja? Mneri: “Gjelat” nxjerrin raste nga hiçi. Tahiri: Spanjollët nuk më bindin Spanja fiton në “frymën e fundit”/ Mund 1-0 Portugalinë, në çerekfinale të Kupës së Botës Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Pano: CR7 është pikë e fortë e Portugalisë, por s’ishte aty ku pritej

Lini një Përgjigje