Më dhunuan policët grekë!”, i riu shkon në spitalin e Korçës me dëmtime në trup

Më dhunuan policët grekë!”, i riu shkon në spitalin e Korçës me dëmtime në trup

Pikat kryesore

  • Mbrëmjen e djeshme, 12 qershor, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës është paraqitur për ndihmë mjekësore një 29-vjeçar nga Maliqi, i cili kishte dëmtime në trup.
  • Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, i riu ka deklaruar se është dhunuar nga efektivë të policisë greke në qytetin e Kalkidhës rreth 13 ditë më parë.
  • Sipas dëshmisë së tij, ai është ndaluar i dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Mbrëmjen e djeshme, 12 qershor, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës është paraqitur për ndihmë mjekësore një 29-vjeçar nga Maliqi, i cili kishte dëmtime në trup. Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, i riu ka deklaruar se është dhunuar nga efektivë të policisë greke në qytetin e Kalkidhës rreth 13 ditë më parë. Sipas dëshmisë së tij, ai është ndaluar i dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. 29-vjeçari ka depozituar kallëzim pranë autoriteteve greke për dhunën e pretenduar ndaj tij. Më pas ai është dëbuar nga Greqia dhe është kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës. Për shkak të problemeve shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, ai është paraqitur në Spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.

Lini një Përgjigje